Home Uncategorized Top pesë ligat evropiane të ngarkuara me futboll sot, derbi londinez veçohet

Top pesë ligat evropiane të ngarkuara me futboll sot, derbi londinez veçohet

26
0

Futboll me bollëk edhe sot në top pesë ligat më të forta evropiane, shkruan Sinjali Sport.

Premierliga vazhdon xhiron e dytë me tri ballafaqime.

Kryendeshja javës luhet sot mes Arsenalit dhe Chelseat, në derbin londinez, ku në këtë ndeshje pritet edhe të debutojë Romelu Lukaku për të blutë.

Manchester United pas spektaklit në javën e kaluar, sot luan në udhëtim te Southamptoni, skuadër ku mund të debutojë, reprezentuesi shqiptar, Armando Broja.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë ajo në mes Ëolverhamptonit dhe Tottenhami, për arsye se ky do jetë duel i parë i Nuno Espirito Santo ndaj ish skuadrës, nga fillimi pritet të paraqitet edhe Harry Kane për Spurs.

Në Spanjë, po ashtu zhvillohen tri ballafaqime.

Kampioni, Atletico Madrid, është nikoqir i Elches, pas fitores me vështirësi javën e kaluar, skuadra e Simeones kërkon të vazhdojë ecurinë e fitoreve.

Rivali i Atleticos, Real Madrid, luan sot në udhëtim te Levante, ku pas fitores bindëse javën e kaluar synon ta vazhdojë atë që e ka nisur, për Los Blancos, për këtë takim mungesave i shtohet edhe Luka Modric.

Serie A filloi sezonin e ri në këtë vikend, ndërsa sot i ka në program katër duele.

Juventusi kampanjën e re e fillon si mysafire e Udineses, ndërsa Mourinho në ligë debuton me Romën ndaj Fiorentinës.

Napoli i Rrahmanit e pret të promovuarën në ligë, Venezian.

Bundesliga gjermane, si zakonisht me dy sfida të dielave, me takimin Hoffenheim – Union Berlin, fillon, ndërsa mbaron me përballjen Bayern Munich – Koln.

Elita e futbollit francez është më e ngarkuara, ku sot zhvillohen shtatë ndeshje.

Lyoni përballet me Clermontin në ndeshjen e parë të ditës, ku për mysafirët pritet të luajë reprezentuesi kosovar, Elbasan Rashani.

Reims i dy kosovarëve tjerë, Valon Berishës dhe Arbër Zeneli përballet me Metzin.

Dueli më interesant pritet të jetë mes Nice dhe Marseille, që është edhe i fundit i xhiros së tretë në Ligue 1.

Orari i të gjitha ndeshjeve të ditës së sotme në top pesë ligat më të forta evropiane:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here