Home Uncategorized Mbappe nuk mendon ndryshe, ëndërron vetëm Real Madridin

Mbappe nuk mendon ndryshe, ëndërron vetëm Real Madridin

27
0

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka dëshirë të transferohet vetëm te Real Madridi.

Mbappe është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin francez, por ende nuk ka asnjë marrëveshje për rinovimin e saj.

Situata e tij e komplikuar ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të vihen pas tij, me theks te veçantë Real Madridi.

Gjatë të martës u raportua për një ofertë prej 160 milionë eurosh nga Los Blancos drejtuar PSG-së për yllin francez.

Megjithatë, kjo ofertë u refuzua nga drejtuesit e klubit nga Parc des Princes, pasi e shohin si të pa-shitshëm sulmuesin.

Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, Mbappe dëshiron të bashkohet me Real Madridin.

Këtë verë ose verën e ardhshme si lojtar i lirë, ai dëshiron të bëjë realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Romano shton se kjo është arsyeja pse ai po refuzon ofertat e reja për rinovimin e kontratës me PSG-në. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here