Home Uncategorized Çika e tezes së Vjosa Osmanit ngarkohet me detyrë super-të-rëndësishme

Çika e tezes së Vjosa Osmanit ngarkohet me detyrë super-të-rëndësishme

155
0





Pushteti i ri është akuzuar vazhdimisht nga opozita se po bën punësime e avancime në baza nepotiste. Këtyre akuzave, javë më parë kryeministri Kurti iu përgjigj duke thënë se megjithatë familjarët e tyre ishin “profesionistë të spikatur”.

Së fundi, Venera Çerkini ka marrë një tjetër pozitë të rëndësishme në institucione: zëvendësuese e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB). Dhe meqë kryeshef ekzekutiv nuk ka, Çerkini po e ushtron këtë detyrë që nga data 11 gusht e këtij viti.

Ku është problemi? Çerkini ka qëlluar të jetë çika e tezes së Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.

Para disa jave, ajo isht emëruar edhe në pozitën e drejtores në Drejtorinë për Pagesa Direkte në të njëjtën agjenci.

E ngritjen në detyrë të Çerkinit në AZhB e ka konfirmuar vet Ministria e Bujqësisë në një përgjigje për Periskopin.





“Znj. Venera ÇERKINI, Drejtore e Drejtorisë për Pagesa Direkte në AZHB. caktohet në pozitën e Zëvendësueses së Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.”, thuhet nga ministria.

Çerkini paraprakisht kishte punuar si Drejtore e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Adminisrimit të Pushtetit Lokal.

Në ministrinë e Bujqësisë, ajo kishte gjetur burrin e saj Artan Çerkinin. Edhe ky i fundit ishte vendosur në pozitën e shefit të kabinetit të ministrit të Bujqësisë [Faton Pecit].

Kjo gjë nënkupton se presidentja e vendit në ministrinë që udhëhiqet nga një prej politikanëve më besnikë ndaj saj, Faton Peci, do të ketë të punësuar çikën e tezes dhe burrin e çikës së tezes.





Së fundi, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka qenë cak i arrestimeve për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Në aksionin e njohur si “Subvencionet 2021” ishin arrestuar 21 zyrtarë nën dyshimet për korrupsion.

Prej këtyre 21 zyrtarëve të arrestuar, 14 ishin të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, ndërsa 7 zyrtarë të Komunës së Podujevës, Pejës, Gjilanit dhe të asaj të Istogut.

Por, a ndreqet imazhi i një agjencie kaq të rëndësishme për Kosovën përmes punësimeve që për shkak të lidhjeve familjare duken të kontestueshme politikisht? /Periskopi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here