Home Uncategorized Barcelona ndalet me barazim ndaj Bilbaos

Barcelona ndalet me barazim ndaj Bilbaos

45
0

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e xhiros së dytë të edicionit të ri të La Ligas, duke përfunduar me barazim 1-1 ndaj Athletic Bilbaos.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa e dyta prodhoi dy të tillë.

Sfidën e hapi mbrojtësi, Inigo Martinez i cili shënoi në minutën e 50-të, pas një asistimi të Muniain.

Rezultatin e barazoi Memphis Depay i cili pas një topi të vjedhur në mesfushë nga bashkëlojtarët e tij, përmes një kundërzbritje thyen mbrojtjen e Bilbaos, duke realizuar një gol të bukur në minutën e 75-të nga një asistim i Sergi Robertos.

Duhet përmendur faktin se Gerard Pique doli nga fusha gjatë pjesës së parë pas një lëndimi, gjersa në fund të ndeshjes Eric Garcia është ndëshkuar me karton të kuq.

Me këtë barazim, Barcelona tani ka katër pikë pas dy xhirove të para, gjersa Bilbao e regjistron barazimin e dytë në kampionat, duke mbledhur vetëm dy pikë./GazetaSinjaliSporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here