Home Uncategorized Këshilltari i Behgjet Pacollit: Kemi kontakt me personin që dha informacione për...

Këshilltari i Behgjet Pacollit: Kemi kontakt me personin që dha informacione për arrestimin e Krivaqës, shpërblimi do të paguhet

350
0





Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka premtuar shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj.

Pas arrestimit të personit në fjalë dhe indikacioneve të Policisë së Kosovës, se qytetarët kanë ndihmuar në këtë aksion, ka reaguar këshilltari i Behgjet Pacollit.

Naim Murseli ka thënë se kanë arritur të lidhin kontakt me personin që ka dhënë informacion dhe sipas tij shpërblimi do të paguhet.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij.





Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here