Home Uncategorized Real Madridi zbulon fanellat e dyta të sezonit 2021/22

Real Madridi zbulon fanellat e dyta të sezonit 2021/22

53
0

Klubi spanjoll, Real Madridi ka zbuluar gjatë ditës së sotme (e enjte) fanellat e dyta apo ato që njihet për ndeshjet si mysafir për sezonin 2021/22.

Disa javë pasi Los Blancos lëshuan fanellat e tyre për ndeshjet si vendas për sezonin e ardhshëm, ata tani kanë lëshuar fanellën e tyre mysafire.

Fanella e re është kryesisht e kaltër e errët me modele të kaltra më të lehta – duke shfaqur shigjeta dhe disa vizatime të ndryshme.

Tri vijat e Adidas-it në krahë dhe jaka janë ngjyrë portokalli, ndërsa stema dhe reklama para fanellës janë ngjyrë e bardhë.

Kapiteni i klubit, Marcelo është njëri nga ata që reklamuan fanellën e re, së bashku me zëvendësin e tij, Karim Benzema dhe mbrojtësin Ferland Mendy.

Pantallonat e shkurtra janë gjithashtu blu e errët dhe portokalli, si dhe çorapet me të njëjtin model.

Kompleti i fanellave tashmë është i disponueshëm në dyqanin e Real Madridit, por nga shitoret zyrtare të klubit, fanella më e lirë për të rritur është 90 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here