Home Uncategorized Përfundon aventura e sportistëve të Kosovës në ‘Tokio 2020’, mundësi Egzon Shala...

Përfundon aventura e sportistëve të Kosovës në ‘Tokio 2020’, mundësi Egzon Shala mbetet pa medalje

58
0

Fitorja e Geno Petriashvillit të Gjeorgjisë ndaj iranianit, Amir Hossein Zare, bënë që mundësi ynë, Egzon Shala, të përfundojë garimin në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ dhe të mos vazhdojë ëndrrën drejt medaljes së bronztë olimpike përmes repesazhit.

Shala arriti deri në tetë më të mirët në kategorinë deri në 125 kilogramë, që vlerësohet sukses i madh për të, mundjen dhe sportin tonë.

Mundësi jonë që në ‘Tokio 2020’, mori pjesë me normë, shënoi fitore në raundin e parë, duke mposhtur Djahid Berrahal të Algjerisë, ndërsa në çerekfinale u mund nga iraniani Zare.

Fati nuk ishte me të, pasi në rast të fitoreje të Zares në gjysmëfinale, Shalës do t’i mundësohej garimi për medaljen e bronztë.

I urojmë më shumë fat dhe suksese mundësit tonë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Me Shalën, përfundojnë edhe garat për ekipin tonë olimpik në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Në ‘Tokio 2020’, Kosova fitoi dy medalje të artë në xhudo me anë të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here