Home Uncategorized Legjenda gjermane, Ballack merr lajmin e kobshëm – djali i tij vdes...

Legjenda gjermane, Ballack merr lajmin e kobshëm – djali i tij vdes në aksident trafiku në moshën 18-vjeçare

55
0

Legjenda gjermane, Michael Ballack ka marrë një lajm të kobshëm gjatë ditës së sotme, pasi djali i tij Emilio ka vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik.

Dita e sotme ka qenë me fat të zi për legjendën gjermane të futbollit, Ballack.

Kjo pasi mëngjesi ka gdhirë me lajmin e kobshëm për vdekjen e djalit të tij, 18-vjeçarit Emilio.

Sipas kanalit televiziv portugez TVI24, Emilio u përfshi në një aksident me motoçikletën e tij me katër rrota në orët e para të së enjtes.

Zjarrfikësit u thirrën pas aksidentit për të shpëtuar adoleshentin, por ata nuk ishin në gjendje ta shpëtonin jetën pasi e nxorën nga automjeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here