Home Uncategorized Bllokohen negociatat mes palëve, thuajse i pamundur rinovimi i Messit me Barcelonën

Bllokohen negociatat mes palëve, thuajse i pamundur rinovimi i Messit me Barcelonën

29
0

Edhe pse dukej si çështje e mbyllur, rinovimi i kontratës së Messit me Barcelonën ka ngecur.

Ka qenë e përditshmja spanjolle, Marca që ka raportuar se palët nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje.

Orëve të fundit ka pasur në takim mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit, por pa arritur ndonjë marrëveshje.

Marrëveshja që klubi i ka prezantuar agjentëve të lojtarit për vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite nuk i ka pëlqyer.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, Leo Messi kurrë nuk ka qenë më larg Barcelonës se sa tani.

Tani skuadrat si PSG dhe Manchester City pritet të futen fuqishëm në garë për t’i siguruar shërbimet e Messit.

Kujtojmë se argjentinasi për momentin është futbollist i lirë pasi kontrata me Barcelonën ka skaduar më 30 qershor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here