Home Uncategorized Ushtria amerikane nis kontigjentin e dytë me autoblinda për FSK-në (VIDEO)

Ushtria amerikane nis kontigjentin e dytë me autoblinda për FSK-në (VIDEO)

223
0





Ushtria e SHBA-ve ka nisur kontigjentin e dytë të autoblindave për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

SHBA dorëzoi pesë autoblinda të tipit M1117 javë më parë, teksa në atë kohë Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se automjetet ishin dhuruar dhe se nuk ishin dërgesat e fundit.

Në disa video që kanë qarkulluar në rrjete sociale, shihet transportimi i dytë i autoblindave M1117, të cilat raportohet se janë nisur për në Kosovë.

Insajderi ka kontaktuar Zyrën për Mardhënie me Publikun në Ministrin e Mbrojtjes, të cilët u shprehën se për momentin nuk mund ta konfirmojnë një gjë të tillë.





M1117 Guardian është një automjet i sigurisë së brendshme i zhvilluar në fund të viteve 1990 për shërbim në Policinë Ushtarake Amerikane.

Prototipet e para u shfaqën në shkurt 1997 dhe prodhimi serik filloi midis 1999 dhe fillimit të vitit 2000.

M1117 ishte një nga automjetet e para ushtarake amerikane që u ndërtua me një byk të specializuar rezistente ndaj minave, dhe pas 2001 u miratua në numër në rritje si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërcënimit të paraqitur nga mjetet shpërthyese të improvizuara ndaj forcave amerikane në Irak dhe Afganistan.

Ajo është e armatosur me një granatë -hedhës Mk 19, një mitraloz M2HB Browning dhe një m





Mitraloz të mesëm M240H.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here