Home Uncategorized Lukaku i kërkon Interit pranimin e ofertës së Chelseat

Lukaku i kërkon Interit pranimin e ofertës së Chelseat

43
0

Romelu Lukaku raportohet se i ka thënë Interit që të pranojë ofertën e Chelseat që ka bërë për të.

Sulmuesi belg e dëshiron rikthimin në Stamford Bridge, mirëpo fillimisht duhet të arrihet marrëveshja mes të dyja klubeve.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, Lukaku ka kërkuar nga Interi që të pranohet oferta e Chelseat që do të vije gjatë kësaj jave.

Bëhet e ditur se The Blues do të ofrojnë 120 milionë euro dhe shërbimet e Marcos Alonsos për të realizuar akordin me kampionin e Serie A.

Belgu mund ta kompletojë rikthimin te Chelsea në javën e ardhshme, derisa do të fitonte rreth 15 milionë euro në seozn.

Raportohet se Lukaku fiton aktualisht afër tetë milionë euro në sezon te Nerazzurët, andaj kjo pagë e ofruar nga skuadra londineze i ka ngjallur dëshirën për rikthim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here