Home Uncategorized Driton Kuka, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi flasin pas rikthimit në ‘folenë’...

Driton Kuka, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi flasin pas rikthimit në ‘folenë’ që prodhoi kampionë olimpikë

62
0

Ta quash shkollë xhudoje është pak, sepse aty jo vetëm që e mësuan këtë sport, por pastaj e dominuan botën përmes tij. Në fakt, çfarë do që të themi për mjeshtrin e rangut botëror, Driton Kuka dhe nxënëset e tij triumfale, është pak, shumë pak në krahasim me atë që I kanë dhënë ata sportit dhe jo vetëm sportit.

Nga kjo palestër e vogël e nga thuajse një lagje e Pejës, njeriu që na hoqi nga fjalori termin “Me rëndësi pjesëmarrja”, prodhoi tri kampione olimpike që jo vetëm se e ngritën emrin e tyre dhe atë të shtetit tonë në nivelet më të larta të sportit botëror, por i shkruan ato me shkronja të arta në historinë e Lojërave Olimpike, evenimentit më të madh sportiv në planet.

Duke folur për mikrofonin e RTV 21, Driton Kuka tregon se çfarë do të thotë për të triumfi historik në Tokio 2020.

“Perceptimi i këtij rezultati do kohë. Medaljen e artë të Rios kam filluar ta shijojë pas 5-6 muajsh, në fillim të duket abstrakte. Tash e di çka më pret sepse duhet kohë ta kuptojmë se çfarë kemi bërë”, deklaroi Driton Kuka.

Olimpiada e Tokios ishte e para edhe për Nora Gjakovën, vajzën e artë që prej vitesh e shohim krahë Majlinda Kelmendit. Kësaj here, ishte radha e saj që të kthehet me një medalje të artë olimpike. E triumfi në finale ishte aq i pabesueshëm për të, sa që për një moment nuk e kuptoi se ishte ajo e arta e kategorisë së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here