Home Uncategorized Digjen shtatë hektarë tokë në këtë vend në Kosovë

Digjen shtatë hektarë tokë në këtë vend në Kosovë

179
0





Shtatë hektarë tokë janë djegur ditën e martë në fshatin Zhiti dhe Pozheran të Vitisë.

Policia njofton nga rastet nuk raportohet për persona të lënduar kurse tashmë zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:

Fshati Zhiti, Viti 03.08.2021 – 19:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.




Fshati Pozheran, Viti 03.08.2021 – 20:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 3 hektarë fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here