Home Uncategorized Dardan Gashi: Çdo dy ditë nga një familjar i qeveritarëve u punësua...

Dardan Gashi: Çdo dy ditë nga një familjar i qeveritarëve u punësua në qeveri

149
0





Analisti Dardan Gashi, ka thënë se sipas numrit të familjarëve të punësuar që është publikuar në media, deri më tash rezulton se çdo dy ditë është punësuar nga një familjarë i qeveritarëve.

“Qysh e lexova diku statistikisht me numrin e familjarëve të punësuar deri tash, po del që çdo dy ditë nga një familjarë është punësuar këto 100 ditë, minimum nga këto që e dimë. Tash unë po u referohem numrave që janë publikuar në media”, ka thënë Gashi”

Gashi ka ironizuar me këtë fakt duke u tallur me mohimin e qeveritareve, të cilët po mohojnë se i kanë familjar të punësuarit në institucione gjatë këtij 100 ditshi të qeverisjes Kurti.

“Fillimisht kto nuk janë punësime familjare se këta as nuk po e dinë që i kanë familjarë edhe duhet me u besu në atë pune se nuk e di që e kam djalë axhe, nuk e di që e kam djalë të tezes, ata duhet me jau besu, se qysh mos me jau besu.”, ka thënë Gashi, në Debat Plus./Gazeta Infokus/




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here