Home Uncategorized Biznesmenja shqiptare: Jemi populli që e do më së shumti seksin në...

Biznesmenja shqiptare: Jemi populli që e do më së shumti seksin në botë

348
0





Në rubrikën “N’sfidë”, në “Natë Vere”, me tekste të këngëve eksplicite është sfiduar edhe Leonora Popaj, biznesmene e njohur që jeton në diasporë.

Për dallim nga të ftuarit e tjerë në këtë rubrikë, ajo është shfaqur më e hapur ndaj këtyre këngëve.

Ajo e ka quajtur gjë të mirë faktin që këngëtarët që përdorin gjuhë eksplicite nëpër këngë janë të lirë të shprehen në atë mënyrë. Madje ajo ka ironizuar me njërin nga tekstet, duke thënë se rinia kosovare duket se ka apetit të madh për seksin.

“E bindur jam që jemi mbase populli që e do më së shumti seksin në botë. Mbase kjo e shpjegon edhe numrin e fëmijëve që i bëjmë”, ka deklaruar ajo duke komentuar njërën nga këngët.




Popaj nuk është kursyer as vetë nga përdorimi i gjuhës eksplicite teksa ka komentuar tekstet e këtyre këngëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here