Home Uncategorized Atletët bëhen viral me videot në TikTok që ofrojnë një vështrim në...

Atletët bëhen viral me videot në TikTok që ofrojnë një vështrim në jetën brenda Fshatit Olimpik

37
0

Në një Olimpiadë pa tifozë të pranishëm, atletët po bëhen yje në internet ndërsa përdorin TikTok-un për të siguruar një paraqitje të shkurtër të jetës brenda Fshatit Olimpik dhe, për fituesit, si është të fitosh një medalje të artë.

Edhe pse rregullat e të drejtës së autorit kufizojnë atë që atletët mund të postojnë në TikTok – si në shfaqjet e tyre ashtu edhe në vendet e Lojërave – videot rreth Olimpiadës po lulëzojnë në platformën më në trend aktualisht.

Janë parë 5.9 miliardë shikime të videove nën etiketën #Olimpiada dhe 4.2 miliardë nën temën #OlympicSpirit.

Përveç llogarisë zyrtare të Olimpiadës – e cila ka 3.4 milionë ndjekës dhe disa pamje me të drejta të rezervuara, janë bërë virale – vetë atletët po marrin ndjekës të shumtë përmes përditësimeve ndonjëherë të përditshme nga përvoja e tyre në Lojërat Olimpkike.

Zhytësi Sam Fricker është një nga atletët më të njohur në platformë dhe atleti australian ka më së shumti ndejkës. Ai ka fituar më shumë se 1.1 milion ndjekës përmes videove për jetën e përditshme gjatë Olimpiadës duke përfshirë shtretërit prej kartoni, por edhe atë se si është ushqimi, veshja dhe më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here