Home Uncategorized Kastrati: Dje m’erdhi me kajtë qysh Albin Kurti s’ka lindë para Hasan...

Kastrati: Dje m’erdhi me kajtë qysh Albin Kurti s’ka lindë para Hasan Prishtinës e Ismail Qemalit – me e rahatu këtë vend para tyne

284
0





Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se është befasuar me raportin e kryeministrit Albin Kurti për 100 ditët e qeverisjes, që nuk e përmendi fare raketën e Jahja Kokës.

“Dje pasi dëgjova këtë raportin voluminoz të kryeministrit kisha përshtypjen se po flet një kryeministër i një vendi me shtatë koka bërthamore, pavarësisht arritjeve nuk e futi këtë raketën e Jahja Kokës, në fakt më erdh me kajtë se thash qysh s’ka lindë ky njeri para Hasan Prishtinës, para Ismail Qemalit e me rahatu këtë vend para shumë kohësh. Në fakt, kjo qeverisje duket e lodhur qysh në start, sikur me futë në autopilot qeverinë edhe le të ecë vet”, ka thënë Kastrati, përcjell Periskopi.

“Unë jam për shtet zhvillimor, Japonia, Korea e Jugut etj, por nuk ka shtet zhvillimor që kanë procese për korrupsion, për njerëz që janë të lidhur nga policia, nuk ka shtet zhvillimor me 4 milionë euro brenda Vetëvendosjes. Ka shtet zhvillimor, nëse kryeministri del nëpër terren dhe iu tregon atyre në market se si shkapet shteti, si shkapet shteti nga Mytaher Haskuka”, ka thënë ai./Periskopi/





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here