Home Uncategorized Arrestohet i dyshuari në Prizren, i vodhi pesë euro në një qendër...

Arrestohet i dyshuari në Prizren, i vodhi pesë euro në një qendër tregtare

153
0





I dyshuari D.G. është arrestuar, pasi akuzohet se ka grabitur para në vlerë të pesë eurove në një qendër tregtare në Prizren, të shtunën në mbrëmje.

Sipas njoftimit të policisë denoncuesit kanë thënë se i dyshuari kishte kërcënuar me thikë fëmijët e pronarit të cilëve iu kishte marrë paratë.

I dyshuari është i njohur për policinë si person me probleme psikike ku para disa dite ka qenë në mjekim të detyrueshëm në institutin e Forenzikes të Shëndet Metal, por që ka arritur të largohet nga aty.

“Me datë 30.07.2021 ka qenë i pranuar në repartin e psikiatrisë Prizren por sërish është larguar nga spitali. Në lidhje me ketë rast njësit i hetuesisë dhe krim teknikës kanë gjet dhe sekuestruar thikën (Thikë kuzhine 20 cm ) në cilësinë e provave material”.





“Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që fillimisht i dyshuari të dërgohet në repartin e psikiatrisë për kontroll ku edhe është dërguar dhe sipas mjekëve i dyshuari është i njohur dhe ka sjellje të pa kontrollueshme”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar ndalohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here