Home Uncategorized Shoferi i “Deva Tours” nget autobusin deri në 120 km/h në Austri,...

Shoferi i “Deva Tours” nget autobusin deri në 120 km/h në Austri, nuk sinjalizon për ndërrim të korsisë

1437
0





Disa pamje të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë mënyrën se si një shofer i agjensionit Deva Tours, nget autobusin i cili ndodhej në trafik në Austri.

Sipas një qytetari, shoferi nuk ka dhënë asnjë sinjal gjatë ndërrimit të korsisë ndërsa thotë se shpejtësia e autobusit në ato momente ishte 120 km/h.

Kjo ndonëse kushtet atmosferike shihen me shi, aspak të përshtatshme për një ngasje të tillë dhe se kjo gjendje shkakton edhe komunikacion të dendur.





Nëse në këtë autobus gjenden pasagjerë, nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se mëngjesin e së dielës së javës së kaluar, një autobus i po të njëjtit agjension turistik, u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbën jetën 10 mërgimtarë kosovarë të cilët ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here