Home Uncategorized “Shoferët ishin jo profesionalë, të pa kujdesshëm , pinin duhan gjatë vozitjes”

“Shoferët ishin jo profesionalë, të pa kujdesshëm , pinin duhan gjatë vozitjes”

43
0





Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci.

Hoxha, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka treguar përvojën e tij të udhëtimit me autobus për në Kosovë, ndërsa i ka vlerësuar si jo profesionalë shoferët e autobusit.

Postimi i plotë:

Ngushllime familjave për viktimat e aksidentit në komunikacion ne Kroaci .

Vetem një herë kam udhëtuar me autobus nga Zvicëra dhe kam thën se kurrë nuk do të udhetoj më me autobus !

Arsyeja :





Shoferët ishin jo profesionel, të pa kujdesëshëm , pinin duhan gjat vozitjes, ndrronin cd muzikore, pinin kafe, bisedonin tër kohen me pasagjeret afër , ne tubat e ajrit vinte era nga wc-a , ndalesat i bënin rrallë

dhe vozisnin me shpejtësi të tepruar .

Aksidentet ndodhin , por autoshkollat në KS shumicën e rasteve japin patent shofer edhe atyre që nuk jan në nivel të duhur për te !!! E sidomos per vozitës profesionel per transport të njerzëve !!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here