Home Uncategorized Haradinaj publikon emrat e 17 familjarëve të zyrtarëve të LVV-së, që sipas...

Haradinaj publikon emrat e 17 familjarëve të zyrtarëve të LVV-së, që sipas tij u punësuan nga Qeveria

445
0





Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë mbi 28 punësime të familjarëve të ministrave e deputetëve në këtë periudhë qeverisëse.Ai në emisionin Debat Plus ka prezantuar listën me 17 emra të familjarëve të zyrtarëve të LVV-së, që sipas tij u punësuan nga Qeveria Kurti.
Sipas Haradinajt u punësuan këta persona:1.Rabit Konjufca – axha i Glauk Konjufcës këshilltarë politikë në Ministrinë e Mbrojtjes.

2.Fadile Dyla, mbesa e deputetit të LVV-së Jahja Kokaj është ngritur në detyrë si u.d. sekretare e MAShT-it.3.Shkurtë Aliu, motra e deputetit të LVV-së Luan Aliu u emërua anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.4.Sami Uka, vëllai i deputetit të LVV-së, Fitim Uka është emëruar këshilltar i ministrit Arben Vitia.





5.Haxhi Avdyli e punësoi në Ministrinë e Shëndetësisë djalin e axhës, Emrush Avdylin.
6.Gëzim Tosuni, nipi i Besnik Bisilimit, është emëruar anëtar në Këshillin Shtetërorë të Cilësisë.
7.Njeriu i afërt i Besnik Bislimit, Fehim Kelmendi bëhet drejtor në Telekom.
8.Dafina Gexha Bunjaku, bashkëshortja e funksionarit të LVV-së, Fatbardh Bunjaku është emëruar zv/ministre në Ministrinë e Shëndetësisë.

9.Rexhep Podvorica, babai i shoferit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë është emëruar në bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.10.Bordi i KRU “Prishtinës’ ka anëtarë Evetar Zeqirin, vëllai i gruas së kandidatit për deputet të LVV-së, mentor Hyseni. Vet Mentori në qeverinë e parë të Kurti ishte emëruar në krye të këtij bordi.11 dhe 12. Nazlije Bala dhe Flamur Pireva këshilltarë politik të ministres Albulena Haxhiu. Nazlija ishte kandidate e LVV-së për deputete.





13.Aktivisti i LVV-së Flamur Arifaj, këshilltarë politik dhe zëdhënës
14.Rafet Jashari i LVV-së i emëruar drejtor i Postës. Gruan në departament të financave, kunatën në arkiv dhe nipin në prokurim.15 dhe 16. Motra dhe vajza e axhës së Liburn Aliut punësohen nga Arben Vitia.

17. Sot me 27 korrik nga Arben Vitia emërohen në Bordin Qendrorë për Shkollim Specialistik Driton Vela, ish kandidat i LVV-së për deputetë, vëllai i Blerim Velës dhe Arsim Kurti, vëllai i gruas së deputetit të Listës Guxo, Burim Karameta.Haradinaj ka thënë se nuk ka asgjë personale me Kurtin por është kundër fenomeneve negative që po ndjek qeveria e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here