Home Uncategorized Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, disa të lënduar

Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, disa të lënduar

395
0





Një shpërthim ka ndodhur në parkun industrial të qytetit perëndimor gjerman, Leverkusen, duke lënë disa persona të lënduar dhe duke e shtyrë policinë që të mbyllë disa rrugë dhe të kërkojë nga banorët që të mos dalin jashtë.

Shpërthimi ndodhi në një pjesë të zonës ku bëhet përpunimi i mbeturinave. Chempark, park industrial për kompanitë e kimikateve si Bayer, tha në rrjete sociale se nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Policia gjermane tha se ende nuk dihet saktë se çfarë dëmi është shkaktuar dhe se një numër i madh i punëtorëve të ekipeve emergjente janë në vendin e ngjarjes, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Agjencia gjermane e mbrojtjes civile i paralajmëroi banorët e zonës për rrezik ekstrem dhe policia kërkoi që banorët të qëndrojnë brenda shtëpive e banesave dhe t’i mbajnë mbyllur dyert e dritaret.





E përditshmja gjermane, “Koelner Stadt-Anzeiger”, raportoi se shpërthimi ndodhi në lagjen Buerring në një impiant për përpunimin e mbeturinave.

Kjo gazetë shkroi se tymi i zi është duke lëvizur në drejtim të veriperëndimit, drejt qytezave Burscheid dhe Leichlingen, duke shtuar se zjarrfikësit e tërë rajonit janë thirrur për të ofruar ndihmë që të shuhet zjarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here