Home Uncategorized Detaje të reja nga shpërthimi i fuqishëm në Gjermani, raportohet për...

Detaje të reja nga shpërthimi i fuqishëm në Gjermani, raportohet për pesë persona të zhdukur

157
0





Pesë persona janë zhdukur dhe disa të tjerë janë lënduar në një shpërthim që ndodhi në zonën industriale të qytetit perëndimor gjerman, Leverkusen.Shpërthimi ndodhi në orën 9 e 40 minuta, duke shkaktuar zjarr në një depo të parkut industrial “Chempark”, ku ndodhen kompani të njohura të kimikateve si “Bayer”.

Operatori i kësaj zone, Currenta, tha se disa pjesëtarë të stafit janë lënduar, së paku dy prej tyre më seriozisht, ndërsa pesë persona janë zhdukur. Raportohet se shkaktari i shpërthimit ende nuk dihet.

Agjencia gjermane e mbrojtjes civile i paralajmëroi banorët e zonës për rrezik ekstrem dhe policia kërkoi që banorët të qëndrojnë brenda shtëpive e banesave dhe t’i mbajnë mbyllur dyert e dritaret, shkruan Reuters.E përditshmja gjermane, “Koelner Stadt-Anzeiger”, raportoi se shpërthimi ndodhi në lagjen Buerring në një impiant për përpunimin e mbeturinave.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here