Home Uncategorized Ambasadori i Kosovës në Kroaci: “Në autobus ishin njerëz tanë nga Kosova...

Ambasadori i Kosovës në Kroaci: “Në autobus ishin njerëz tanë nga Kosova që punojnë në Gjermani dhe shkuan për pushime”

504
0





Një autobus i Kosovës u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë ku 10 persona vdiqën dhe 44 u plagosën. Vendin e aksidentit e vizitoi edhe ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli.

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, tha se ishte një aksident i tmerrshëm automobilistik.

“Unë do të doja të falënderoja Qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe autoritetet që na ndihmuan në këtë moment të tmerrshëm. Unë vetëm mund të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave, u kërkoj atyre të kenë mirëkuptim për ne dhe që të gjithë ne – Institucionet kroate dhe ato të Kosovës do të jenë pranë tyre në këto kohë të vështira, “tha Kasapolli.

“Shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje për të gjitha problemet që do të kemi nga tani e tutje,” shtoi ai, raporton Dnevnik.hr, transmeton Klankosova.tv.





” Në autobus ishin njerëz nga Kosova që punojnë në Gjermani dhe shkuan me pushime në Kosovë. Autobusi është në pronësi të kompanisë sonë nga Gjakova. Kjo është me të vërtetë e vështirë për të gjithë ne,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here