Home Uncategorized Aksidenti i autobusit nga Kosova në Kroaci/Mësohen emrat dhe mosha e të...

Aksidenti i autobusit nga Kosova në Kroaci/Mësohen emrat dhe mosha e të vdekurve

4461
0





Të paktën 10 veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur nga pasojat e një aksidenti në Kroaci.
Autoritetet thanë se një autobus doli nga autostrada ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë të dielën në mëngjes afër Slavonski Brodit.

Policia tha se autobusi kishte targa të Kosovës dhe ishte në një rrugëtim të rregullt nga Gjermania për në Prishtinë. Shkaqet e aksidentit nuk u bënë të ditura menjëherë.

Kosova.info nga burimet e saj merr vesh se mosha më e vjetër e të vdekurit është e vitit 1956, ndërsa ajo më e re, e vitit 2002, ndërsa inicialet e të vdekurve dhe mosha e tyre janë:

1. L.K., 1982;

2. N. S., ?;





3. S. Rr., 1975;

4. A. I., 1983;

5. E. B., 2002;

6. V. B., 1975;

7. Xh. M., 1956;

8. K. K., 1981;





9. A.H., 1966 dhe

10. A. B., ?.

Ndryshe, shtatë nga të vdekurit janë të gjinisë femërore, ndërsa tre të gjinisë mashkullore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here