Home Uncategorized Ylli i Feynoordit: Drita mundohet të bëjë futboll të mirë, janë të...

Ylli i Feynoordit: Drita mundohet të bëjë futboll të mirë, janë të rrezikshëm në kundërsulme

60
0

Mesfushori i Feyenoordit, Jens Toornstra ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj Dritës.

Toornstra vlerësoi se kualiteti i Dritës nuk duhet vënë në pikëpyetje dhe mori shembull duelin ndaj skuadrës AS Trencin, kur ishin eliminuar para tri vitesh.

“Ju mund të hasni në vështirësi ndaj çdo kundërshtari, por kjo vërtet varet nga ne që ta parandalojmë këtë”.

“Ne i analizuam ata përmes video-analizës bashkë me asistentin Marino Pusic dhe skautin tonë”.

“Drita ka një skuadër që mundohet të bëjë futboll të mirë, por gjithashtu janë të rrezikshëm në kundërsulme” përfundoi Toornstra. /Gazeta Sinjali Sporti/

Kosova ka pësuar humbje nga Hungaria me rezultat 46:92, në kuadër të FIBA European Challengers.

Hungaria ishte më e mirë në këtë ndeshje, duke fituar periodën e parë 11:26 dhe atë të dytë 10:23, duke shkuar në pushim me rezultat 21:49.

Periudha e tretë ishte e baraspeshuar 12:13, kurse në atë të fundit thelluan edhe më shumë epërsinë për të fituar në fund 46:92.

Bjellorusia dhe Hungaria kanë nga dy fitore, ndërsa Kosova dhe Sllovakia nga dy humbje. Dardanët do të përballen me sllovakët të enjten nga ora 18:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here