Home Uncategorized “U mbyt në ujë duke u kthyer nga puna”, detaje tronditëse për...

“U mbyt në ujë duke u kthyer nga puna”, detaje tronditëse për vdekjen e kosovares nga Kaçaniku në Gjermani

658
0





Në mesin e shumë personave që humbën jetën si pasojë e vështrimeve të fundit në Gjermani është edhe një kosovare nga Kaçaniku.

20 vjeçarja Vanesa Koxha vdiq deria po kthehej nga puna më banesën e saj.

Kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ka treguar për Gazetën Infokus se shtetasja gjermane me origjinë nga Kaqaniku, ishte nisur nga puna në banesën e saj kur u përball me një situatë që ishte fatale për të.

“Vanesa Koxha 20 vjeçare ishte duke u kthyer nga puna për në banesë dhe është mbytur në ujë. Fatmirësisht pjesa tjetër e familjes janë mirë por ajo ka pësuar pasi ka qenë duke u kthyer nga puna”, ka thënë Ilazi për Infokus.

Po ashtu kryetari i Kaqanikut ka treguar se e ndjera do të varroset në Gjermani.





“Varrimi bëhet në Gjermani. Nuk dimë datën e saktë këto janë informacionet që kemi deri më tani”, ka deklaruar Ilazi për Infokus.

Në lidhje më këtë rast kryetari i komunës ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e vajzës së tyre.

“E kemi pritur me shumë keqardhje. Solidarizohemi me dhimbjen e asaj familje. Janë raste ku çdokush do të ndjente keq vetën. Siç e dimë janë të shumta rastet e të vdekurve dhe zhdukurve në Gjermani”, deklaroi Ilazi.

Ndryshe në mesin e qindra viktimave kanë humbur jetën edhe një çift nga Peja ndërsa mijëra persona të tjerë janë shpallur të zhdukur. Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda janë më të goditurat nga stuhia që ka përfshirë Europën prej disa ditësh./Gazeta Infokus/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here