Home Uncategorized 29 vjeçari futet për të shpëtuar gruan, mbyten që të dy në...

29 vjeçari futet për të shpëtuar gruan, mbyten që të dy në sy të fëmijës 5 vjeç

285
0



Një i ri ka humbur jetën në New York duke u përpjekur që të shpëtojë të dashurën nga mbytja. Michael Mayer, 29 vjeç, vdiq teksa po përpiqej të ndihmonte partneren 27-vjeçare e cila po ashtu humbi jetën bashkë me të. Ata jetonin së bashku me djalin e tyre 5-vjeçar Gunner.

Çifti po qëndronte në një pllajë bashkë me djalin, mbesën dhe nipin 9-vjeçar. Të gjithë fëmijët mundën që t’i mbijetonin incidentit. Zakonisht, uji në Newfield është i sigurt. Megjithatë vitin e fundit lumi është bërë më i thellë për shkak edhe reshjeve të dendura.

E para që ra ishte e dashura dhe menjëherë u hodh 29-vjeçari. Ata janë parë teksa përpiqen që të mbijetojnë në ujë. Fëmijët kanë kërkuar ndihmë, por trupat e pajetë të çiftit u gjetën 3 orë më vonë. Ngjarja ndodhi më 12 Korrik. Miqtë dhe familjarët e tyre vajtuan humbjen e të afërmve të tyre. “Vdiq si hero”, tha vëllai i Mayer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here