Home Tjera Skuadra e Kosovës në konkurrencën e femrave gati për debutim

Skuadra e Kosovës në konkurrencën e femrave gati për debutim

53
0

“Është radha jonë” – kjo ishte moto e kampanjës së Federatës së Basketbollit të Kosovës për debutimin e Kosovës A te femrat. Tashmë ka ardhur radha e tyre.

Dita e martë është debutimi në një garë zyrtare për vashat e Kosovës. Do të debutojnë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që mbahet në Qipro nga 20 deri më 25 korrik.

Kosova filloi përgatitjet më 20 qershor, duke intensifikuar stërvitjet për të qenë sa më të gatshëm për debutim.

Stafi teknik dhe lojtaret janë të motivuara për paraqitje të mira në Qipro. Përvoja ju mungon në garat ndërkombëtare, por jo edhe dëshira e motivi.

Ekipi i Kosovës është i kombinuar me basketbolliste me përvojë dhe të reja. Kapitene është Arbnore Përquku, kampione e shumëfishtë e Kosovës, kurse lojtarja më e re është Astera Tuhina me 16 vjet, e cila luan në Spanjë.

Vashat e Kosovës janë akomoduar në Qipro, ku sot do të zhvillojnë stërvitjen e parë.

Kosova ndeshjen e parë do ta ketë ndaj Qipros të martën (nesër) nga ora 18:00, ndërsa të mërkurën zhvillojnë sfidën e dytë ndaj Luksemburgut nga ora 18:00. Dy skuadrat e para të grupit kalojnë në gjysmëfinale.

Në grupin tjetër bëjnë pjesë Irlanda, Andorra dhe Malta.

Synimi i Kosovës është për paraqitje të mira në debutimin e garave evropiane.

Ndeshjet do të transmetohen në YouTube dhe faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here