Home Tjera Mici: Të japim më të mirën në Prishtinë që ta kemi më...

Mici: Të japim më të mirën në Prishtinë që ta kemi më të lehtë ndeshjen e kthimit

46
0

Prishtina të martën zhvillon sfidën e rëndësishme në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës përballë kampionit të Uellsit, Connah’s Quay Nomads.

Në një deklaratë në konferencën për shtyp, mbrojtësi i majtë, Gledi Mici, ka thënë se edhe pse bardhekaltrit janë më cilësorë, këtë duhet ta dëshmojnë në fushë.

“Ndjehemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Megjithëse fare nuk do të jetë lehtë, tek e fundit edhe ata janë kampion shteti”.

“Megjithatë e konsideroj skuadrën tonë më në epërsi shkak faktit se mendoj se jemi më cilësorë, por kjo prapë mbetët të dëshmohet nesër në fushë”.

“Duam që nesër të japim më të mirën e ta kemi më lehtë në ndeshjen kthyese. Janë 180 minuta para nesh dhe na duhet të dëshmojmë për objektivin që kemi, kalimin e raundit”, ka theksuar Mici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here