Home Tjera Man Utd po e përgatit ofertën për Varanen

Man Utd po e përgatit ofertën për Varanen

93
0

Man Utd po e përgatit ofertën për Varanen

“Djajtë e Kuq” duket se janë të vendosur për ta transferuar qendërmbrojtësin e Realit, të cilin e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini

Manchester United është duke e përgatitur ofertën finale për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane. Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell Gazeta Express.

Futbollisti francez është i uritur për ta provuar një eksperience të re. Dhe, sfida e tij e radhës mund të jetë pikërisht Premierliga. Për këtë arsye, përfaqësuesi francez nuk e ka pranuar ende ofertën e Realit për vazhdimin e kontratës.

“Loc Blancos” mund ta shesin lojtarin qysh këtë verë, pasi në vitin 2022 ai mund të bëhet lojtar i lirë. Kurse, klubi nga “Old Trafford” ia ofron atij një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2026.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here