Home Uncategorized Juventusi siguron shërbimet e talentit norvegjez, Elias Solberg

Juventusi siguron shërbimet e talentit norvegjez, Elias Solberg

43
0

Juventusi ka siguruar shërbimet e talentit norvegjez, Elias Solberg, të cilit i kanë thënë se mund të ndjekë hapat e Erling-Braut Haaland.

17-vjeçari luan në krahun e djathtë të mesfushës dhe është produkt i Akademisë së Ullensaker/Kisa.

“Të enjten do të nisemi me aeroplan dhe pastaj do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore”.

“Ai është qind për qind i përgatitur për këtë. Do të jetë kënaqësi dhe atij do t’i mundësohet pjekuria në paqe dhe qetësi, kështu që i përshtatet për mrekulli”, ka thënë babai i lojtari, Espen Solberg, për vg.no.

Në anën tjetër, agjenti i tij ka thënë se ka pasur interesim edhe nga klubet tjera të mëdha, porse e zgjodhën Juventusin për shkak të infrastrukturës dhe ambienti.

Sipas raportimeve, Zonja e Vjetër do të shpenzojë rreth 400.000 euro për Elias Solberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here