Home Tjera Arian Qallaku kthehet te Peja

Arian Qallaku kthehet te Peja

79
0

KB Peja ka siguruar shërbimet basketbollistit Arian Qallaku për sezonin e ri.

Pas angazhimit të trajnerit të ri, klubi pejan tashmë ka nisur edhe përforcimet e skuadrës.

“Arian Qallaku kthehet në Karagaçi. Mirë se vjen në shtëpi, Arian”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Qallaku edhe në të kaluarën ka luajtur për Pejën në disa raste, ndërsa në postim janë dhënë edhe disa nga karakteristikat e basketbollistit.

Njëherësh, klubi ka njoftuar se do të angazhojë përforcime të tjera në ditët në vijim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here