Home Uncategorized Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për pushime verore, kaq fluturime u realizuan gjatë...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për pushime verore, kaq fluturime u realizuan gjatë javës

63
0





Lehtësimi i masave, rënia e rasteve të reja, fillimi i vaksinimit masiv dhe koha e pushimeve kanë bërë që në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të shtohet numri i fluturimeve në ardhje.

Për shumë mërgimtarë të Kosovës nëpër Evropë veçse kanë nisur pushimet e padyshim se të njëjtit kanë marrë rrugët tokësore e ajrore për të ardhur në vendlindje, njofton Klankosova.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Zyrën për Informim në Aeroportin ”Adem Jashari” teksa është konfirmuar se është rritur numri i fluturimeve veçanërisht gjatë vikendeve.

”Nga dita e hënë deri të ditën e premte janë realizuar 171 fluturime në arritje, të shtunën janë realizuar 51 fluturime ndërsa këtë të diel janë të planifikuara 44 fluturime në arritje”, thuhet në përgjigjen e aeroportit për Klankosova.tv.





Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës rreth statistikave për numrin e udhëtarëve që kanë hyrë nëpërmjet kufijve tokësorë në të gjitha pikat, por për shkak të vikendit nuk është arritur të sigurohen të dhëna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here