Home Uncategorized Zyrtare: Finalja mes Italisë dhe Anglisë i besohet një holandezi

Zyrtare: Finalja mes Italisë dhe Anglisë i besohet një holandezi

21
0

Të dielën mbrëma do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Evropian mes Italisë dhe Anglisë në stadiumin ikonik “Wembly”.

UEFA ka lajmëruar se ndarjen e drejtësisë në këtë finale ia ka besuar gjyqtarit holandez, Bjorn Kuipers, transmeton Indeksonline.

48 vjeçari që nga viti 2006 është gjyqtar i FIFA-s. Në këtë Evropian ka referuar tri ndeshje ku ka dhënë 10 kartonë të verdhë dhe ka akorduar një penalti.

Ndërsa, gjithsej në karrierën e tij ai ka ndarë drejtësinë në 573 ndeshje dhe ka dhënë 1942 kartonë të verdhë dhe ka dhënë 99 kartonë të kuq, kurse ka akorduar 149 penalti./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here