Home Uncategorized Zyrtare: Arion Ymeri largohet nga KF Drenica

Zyrtare: Arion Ymeri largohet nga KF Drenica

30
0

Portieri i njohur kosovar, Arion Ymeri ka lajmëruar se më nuk do të jetë më pjesë e KF Drenicës.

Ymeri në postimin e tij ka falënderuar klubin e Drenicës dhe ish presidentin, Ilir Veliqin, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Arion Ymerit:

Përshëndetje për të gjithë tifozët e KF Drenicës!Të dashur tifozë dhe dashamirës të KF Drenicës, ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e KF Drenicës.

Dua te shpreh falenderimin dhe mirënjohen time për gjithë tifozët e KF Drenicës, të cilët me kanë mbeshteur gjatë gjithë këtyre viteve sa isha pjesë klubit kuq e zi.

Gjithashtu falenderim të veçantë dua te shpreh për ish kryetarin e klubit Ilir Veliqin, me te cilin kam pasur marrëveshje për të vazhduar edhe për një vit me KF Drenicën, por sic e dini ai nuk është më pjesë e klubit, dhe gjërat moren kahje tjetër.

Falendërim i veçantë për bashkëlojtaret dhe gjithë stafin e Drenicës me te cilët kalum këto vite se bashku.Faleminderit,Me respekt Arion Ymeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here