Home Uncategorized Zhbllokohet rezultati në vazhdime, realizohet goli i epërsisë nga Kane

Zhbllokohet rezultati në vazhdime, realizohet goli i epërsisë nga Kane

40
0

Kombëtarja e Anglisë po përballet me Danimarkën në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Koha e rregullt nuk mjaftoi edhe në këtë përballje për ta vendosur fituesin, pasi në 90-të minuta lojë, dy reprezentacionet shkuan në vazhdime.

Tre luanët kanë kaluar në avantazh në pjesën e parë të vazhdimeve me rezultat 2-1.

Harry Kane ka shënuar nga kthimi i topit prej humbjes së penaltisë në minutën e 104-të.

Nëse as në 30 minutat e vazhdimeve nuk përcaktohet fituesi, atëherë do kemi penalti.

Simon Kjaer shënoi autogol për “tre luanët” në minutën e 38-të, pas asistimit të Bukayo Sakas.

Mikel Damsgaard me një super gol nga goditja e lirë, kaloi mysafirët në epërsi.

Në stadiumin “Wembley” po zhvillohet ky takim. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here