Home Uncategorized Mustafa i drejtohet Enver Dugollit: Pse s’i thoshe Amerikës më 1999-ën “kthej...

Mustafa i drejtohet Enver Dugollit: Pse s’i thoshe Amerikës më 1999-ën “kthej aeroplanat n’shpi se jemi sovran”

42
0





Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, pasi ky i fundit i tha ambasadës amerikane se si deputetë janë sovran në vendimet që i marin dhe votojnë sipas bindjeve të tyre.

“Pse nuk i thojshe Amerikës në mars 1999 “kthej aeroplanat n’shpi se na jemi sovran”?”, ka shkruar Mustafa në ‘Facebook’, duke iu referuar deklaratave të Dugollit.

Dugolli shkroi në ‘Facebook’ më herët se deputetët votojnë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve të tyre.

“Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi.

Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve. Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona”, ka shkruar Dugolli.





Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar ndaj shkarkimit të djeshëm të anëtarëve të bordit të RTK-së, dhe bordeve të tjera, nga ana deputetëve të shumicës së Kuvendit, duke i quajtur si shkarkime me justifikim të pamjaftueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka shkruar se shkarkimet e njëanshme dëmtojnë institucionet publike.

“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës me justifikim të pamjaftueshëm. Përderisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, njësoj si emërimet që duhet të jenë të bazuara në merita. Shkarkimet e njëanshme e me ngut i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk i adresojnë problemet strukturore. Reformat afatgjata efektive kërkojnë qasje të kujdesshme dhe metodologjike, duke e vendosur interesin e Kosovës të parin e politikat partiake anash. ”, thuhet në postimin e ambasadës. /Gazeta Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here