Home Uncategorized Dy vite burg burrit që rrahu gruan dhe e përplasi për muri,...

Dy vite burg burrit që rrahu gruan dhe e përplasi për muri, shkaku se nuk po ia mbante pastër shtëpinë

64
0





Është dënuar me 2 vite burgim i akuzuari për shkaktimin e lëndimeve të lehta trupore bashkëshortes së tij.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të enjten, nga gjykatësi i Gjykatës në Podujevë, Gazmend Bahtiri.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 8 qershori i këtij viti. Kurse, dënimin ai obligohet ta vuajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ku deri atëherë, me vendim të posaçëm i është vazhduar masa e paraburgimit.
F.S. është liruar nga pagesa e shpenzimeve procedurale, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, raporton betimiperdrejtesi.

Pas shpalljes, gjykatësi Bahtiri e udhëzoi palën e dëmtuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.

Ndryshe, F.S. e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 7 korrik.





Sipas aktakuzës së ngritur më 22 qershor 2021 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, F.S., për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarën-bashkëshorten e tij, L.S, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Siç thuhet në aktakuzë, F.S. kishte filluar ta qortoj dhe kritikoj se kinse e dëmtuara nuk po e mbanë pastër shtëpinë, e më pas e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe përplasur herë për muri e herë për krevati.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e dëmtuara kishte arritur të ik nga ai dhe kishte dalë në oborr të shtëpisë, mirëpo i njëjti kishte shkuar pas saj dhe sërish e kishte goditur me grushte, ku nga dhimbja e dëmtuara kishte bërtitur dhe nga britma e saj, fëmijët e tyre të vegjël janë zgjuar nga gjumi të shqetësuar. Tutje thuhet se F.S. e ka futur të dëmtuarën në shtëpi, duke ia mbyllur derën me dry.

Për këtë, F.S. ngarkohet me veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here