Home Uncategorized Abelard Tahiri: Pushteti i Albin Kurtit është shëndërruar në ndërmarrje për punësime...

Abelard Tahiri: Pushteti i Albin Kurtit është shëndërruar në ndërmarrje për punësime familjare

119
0





Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka hedhur kritika të forta në drejtim të pushtetit të drejtuar nga Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Tahiri thotë se pushteti i Albin Kurtit përveç që është shëndërruar në ndërmarrje për punësim familjare për çdo ditë po shndërrohet edhe në regjim politik arbitrar.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja do t’i kundërvihet me çdo mjet kësaj mënyre qeverisjeje dhe ka konfirmuar se Grupi Parlamentar i PDK-së, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Pushteti i Albin Kurtit, përveçse është shndërruar në ndërmarrje për punësim familjar, për çdo ditë po shndërrohet edhe në regjim politik arbitrar, duke devalvuar institucionet publike dhe mekanizmat e pavarur.





Kjo tashmë nuk është vetëm pikëpamje jona e bazuar, por edhe pikëpamje e shoqërisë civile, partnerëve strategjik të Republikës sonë dhe çdo qytetari që po i sheh qartazi veprimet e këtij pushteti. Prandaj, ne do t’i kundërvihemi me çdo mjet demokratik e ligjor kësaj mësymje arbitrare.

Grupi Parlamentar i PDK-së, tashmë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin antikushtetues për shkarkimin e Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.Që nga ngjizja e idesë për të ndërhyrë në këtë institucion, tek vlerësimi irracional dhe veprimi arbitrar për shkarkimin e tij, siç edhe në institucionet tjera të pavarura, përbëjnë tendencë të qartë për të shembur çdo traditë të mirëfilltë institucionale, brutalisht e në kundërshti me ligjet e Kushtetutën.Por ne do ta ballafaqojmë këtë pushtet, jo vetëm me këtë rast por me çdo rast e shkelje që po e ndërmerr me paramendim, në dëm të institucioneve publike e të pavarura të shtetit tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here