Home Uncategorized Lojtari i Lazios nuk paraqitet në testet mjekësore, Milani dhe Juventusi i...

Lojtari i Lazios nuk paraqitet në testet mjekësore, Milani dhe Juventusi i vihen pas

31
0

Lazio e Maurizio Sarrit nis grumbullimin pas lojtarët e kombëtareve dhe pa Luis Alberton.

Sipas Corriere dello Sport, fantazisti spanjoll nuk është paraqitur ditën e djeshme për të zhvilluar vizitat mjekësore për fillimin e sezonit.

28-vjeçari pritej në “Isokinetic” për testet e fiksuara me shokët e tjerë të skuadrës.

Klubi nuk ka dashur të krijojë një situatë të sikletshme në ditën e parë të Sarrit, por nuk përjashtohet një gjobë për lojtarin.

Mbetet misteri i datës së mbërritjes së tij në kryeqytetin italian, me lojtarin që duket se ka kërkuar disa ditë shtesë pushim. Dhe Milan me Juventus po e ndjekin me interes këtë situatë.

Sipas së përditshmes italiane, mbrapa mungesës së spanjollit duket se qëndron dëshira për t’u larguar nga Lazio, pavarësisht rinovimit të kontratës të nënshkruar vetëm një vit më parë.

Siç u tha, lojtari pëlqehet shumë nga Juventus dhe Milan, por edhe në Spanjë.

Lotito kërkon të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin.

Nis me një problem aventura e Sarri-t në drejtim të Lazio-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here