Home Uncategorized Osmani: Thaçin askush s’duhet ta quajë “zagar të amerikanëve”, ai ka qenë...

Osmani: Thaçin askush s’duhet ta quajë “zagar të amerikanëve”, ai ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike

88
0





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Der Spiegel”, ka folur për Hashim Thaçin dhe marrdhëniet me SHBA-në sa ishte president i vendit.

E pyetur nëse ka ardhur koha që Kosova të emancipohet nga SHBA-ja, në një kohë kur “presidenti Thaçi, shpeshherë i shpotitur si zagar në prehër të amerikanëve, gjendet në burg në Hagë”, Osmani ka thënë se askush nuk duhet ta quajë ish-presidentin Hashim Thaçi “zagar të amerikanëve”, pavarësisht dallimeve politike që kanë pasur.

Tutje ka shtuar se raportet me SHBA-në nuk varen nga personeli politik.

“Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në, ato nuk varen nga personeli udhëheqës politik. Ato janë një lidhje e veçantë, që na mbajnë bashkë. Ne nuk e harrojmë rolin e amerikanëve në Kosovë në vitet 90-të”, ka thënë Osmani.





“Thaçi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, jo rrallë herë ka pasur akuza e kundër akuza, mes Osmanit dhe Thaçit, sa ishte ky i fundit si kryeministër e më vonë president.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here