Home Uncategorized Korab Shaqiri në mesin e 9 kompozitorëve më të mirë në botë

Korab Shaqiri në mesin e 9 kompozitorëve më të mirë në botë

40
0

Këngëtari i mirënjohur Korab Shaqiri para pak dite në rrjetin social instagram ka njoftuar adhuruesit e muzikës së tij se është finalistë në festivalin prestigjioz të muzikës artistike “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”. #

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të këngëtarit

“Të dashur miq, kam kënaqësinë të ndajë me ju një lajm të mirë!

Para disa muajsh kam konkurruar në festivalin prestigjioz të muzikës artistike “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, në një konkurrencë të fortë mes qindra kompozitorësh nga e gjithë bota.

Në mesin e 9 veprave të kompozitorëve finalistë nga: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia , juria ka përzgjedhur edhe një vepër nga Kosova e cila do ta përmbyllë festivalin.

Finalja e Festivalit Ndërkombëtar të Kompozitorëve 2021, KLKNEWMUSIC – SAKRARIUM – Muzika e shenjtë e kohës sonë, do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës, me datën 9 korrik, 2021, duke filluar në orën 19:00.

Vepra ime, I MIRI I MOTRËS (Sister’s beloved brother), ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare dhe do të interpretohet në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukraniase Liliia Nikitchuk, kori i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit Ferdinando Nazzaro nga Italia.” percjell Emisioni N’05

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here