Home Uncategorized Adriana Matoshi e Duda Balje ‘shpëtojnë’ gruan që me vite rresht ishte...

Adriana Matoshi e Duda Balje ‘shpëtojnë’ gruan që me vite rresht ishte viktimë e dhunës në familje

154
0





Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i ka dalë në ndihmë një gruaje e cila së bashku me dy vajzat e saj kishte përjetuar dhunë në familje për vite të tëra.

Matoshi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në lidhje me këtë rast ka njoftuar edhe deputeten Duda Balje e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, shkruan Gazeta Infokus.

“E gjitha do të qëndronte ashtu, sikur jo rastësisht shokut tim, A.I. i bie në dorë një video, ku shihet dhuna e shfrenuar e bashkshortit të saj ndaj njërës prej vajzave të tyre, i cili më lajmëron mua për rastin. Me urgjencë interesohem për këtë familje dhe arrijë të siguroj kontakt. Pas pak edhe takohemi me M.T., ku nën ethe e trauma më rrëfehet për tmerrin të cilin e kishte përjetuar nga bashkshorti gjatë gjithë këtyre viteve”, ka shkruar ajo.

Matoshi ka thënë së bashku me Baljen kanë arritur të sigurojnë largimin e kësaj familje nga Kosova drejt atdheut të saj.





“Në ndërkohë deputetja Balje arriti ta caktoi një takim me ambasadën e shtetit të saj, nga të cilët morëm mirëkuptim dhe mbështetje të plotë për zgjidhjen e këtij problemi. Meqenëse vajzat nuk kishin dokumente të shtetit shtetase e të cilit ishte nëna e tyre, në fillim e pamë të pamundshme largimin e tyre nga Kosova, aty ku ishte vullneti i tyre të shkojnë, por ambasada përkatëse u tregua shumë mirëkuptuese dhe gjithëçka përfundoi mirë”, ka shkruar ajo.

Matoshi ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast kanë ndihmuar me të holla edhe deputetët e Vetvendosjes./Gazeta Infokus/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here