Home Uncategorized Përçarje në PDK / Vjen thirrja urgjente për Memli Krasniqin: Ju lutem...

Përçarje në PDK / Vjen thirrja urgjente për Memli Krasniqin: Ju lutem mos e kandidoni për kryetar komune – ia liston “të zezat”

87
0





Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.

E, pas ardhjes së Krasniqit në krye të PDK-së, menjëherë është drejtuar një kërkesë urgjente drejt tij, që ka të bëjë me zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Është anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Hoti, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje që Krasniqi të mos e pranojë si kandidat ish-zëvendësministrin Isni Kilaj për kryetar të Malishevës.

Hoti në shkrimin e tij i ka numëruar të gjitha të “zezat” që Kilaj ka bërë sa ishte në





“Ju lutem z. kryetar që Isni Kilajn të mos e kandidoni për kryetar Komune në zgjedhjet komunale të 17 tetorit. Arsyet janë̈ aq të shumta, sa që për t’i listuar ato duhet shkruar me ditë të tëra. Isni Kilaj që nga mandati i dytë i tijë si ish kryetar i Komunës së Malishevës 2009-2013 e ka dëmtuar degën e PDK-së duke e mbajtur pengë sikur të ishte pronë e tijë private, ose ndryshe munde të themi sikurse të ishte pronë publike e shtetit, e pastaj shpronësuar në pronë private, ashtu sikur edhe ka vepruar në kohën sa ishte kryetar i Komunës. Isni Kilaj ishte shkaktari kryesorë i përqarjeve dhe ndarjeve të brendshme në PDK-në e Malishevës”, ka shkruar mes tjerash Hoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here