Home Uncategorized Këta janë tre prej njerëzve më të paguar në Kosovë, marrin paga...

Këta janë tre prej njerëzve më të paguar në Kosovë, marrin paga mbi 4 mijë euro

60
0





Në Kosovë nuk janë krerët e shtetit ndër zyrtarët më të paguar në vend. Janë udhëheqësit e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të ndryshme të pavarura të cilët paguhen prej 3 mijë deri në rreth 4500 euro në muaj.

Ndër më të paguarit në vend është drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Valon Tolaj me 4 mijë e 432 euro në muaj ose 53 mijë euro në vit.

Valon Tolaj

Pas tij, rendit guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti me 52,514.61 euro në vit ose 4 mijë e 376 euro në muaj.





Fehmi Mehmeti

Ndërsa, më i paguari në vend deri para dy viteve, drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli merr pagë mujore hiç më pak se 4 mijë e 29 euro ose 48 mijë e 349 euro në vit. Zalli deri në vitin 2019 ka marrë pagë mujore deri në 6 mijë euro.

Adrian Zalli

Drejtori Tolaj, guvernatori Mehmeti dhe drejtori Zalli në kuadër të pagave kanë deklaruar edhe pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here