Home Uncategorized Elvana Gjata viziton Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, këngëtarja u bën...

Elvana Gjata viziton Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, këngëtarja u bën dhuratën speciale

71
0





Elvana Gjata lançoi para pak muajsh albumin e saj më të ri, që mban titullin “Çelu” dhe sot ajo zgjodhi dy persona të veçantë për t’iu bërë dhuratë. Anita dhe Ramush Haradinaj janë të përzgjedhurit e këngëtares, e cila me kënaqësi iu erdhi në vizitë për t’iu bërë dhuratën e këndshme.

“Elvana Gjata na nderoi duke na e dhuruar nje album me plot dashuri qe vetem ajo di te krijoi!! Faleminderit per cdo emocion, cdo dashuri dhe plot sentiment ne secilin varg te seciles kenge.” – ka shkruar Anita teksa sjellë foton me këngëtaren.

Poashtu kujtojmë se para disa ditësh, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në kabinetin e saj këngëtaren e famshme shqiptare Elvana Gjatën.

Këtë e bëri të ditur vetë Elvana përmes një postimi në rrjetet sociale.





Ajo ka publikuar disa foto me Presidenten e Kosovës dhe ka zbuluar se ka i dhuruar kësaj të fundit një kopje të albumit të saj më të ri “Çelu”.

Elvana ka treguar se të dyja bashkë kanë biseduar për artin, të ardhmen e vendit dhe shpresën për ditë më të bukura për shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here