Home Uncategorized Ky është veprimi i parë i Memli Krasniqit si kryetar i PDK’së

Ky është veprimi i parë i Memli Krasniqit si kryetar i PDK’së

72
0





Në ditën e parë të marrjes së detyrës, i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me familje kanë bërë homazhe në Prekaz.

Krasniqi gjatë ditës së djeshme ka arritur që të zgjedhet Kryetar i PDK-së me shumicë votash nga delegatët pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të kësaj partie.

Në votim morën pjesë 476 delegatë, kurse vetëm 7 prej tyre ishin kundër.

Ndër të tjerash në pranimin e detyrës, Krasniqi deklaroi se do ta çojë përpara rrugën e trasuar nga ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Madje ai tha se do të bashkëpunojë me secilin anëtarë dhe qytetarë që dëshiron të bashkohet në PDK.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here