Home Uncategorized Çifti kaluan 123 ditë të prangosur për të shpëtuar marrëdhënien e tyre...

Çifti kaluan 123 ditë të prangosur për të shpëtuar marrëdhënien e tyre – dhe, në fund u ndanë

86
0





Ata kaluan 123 ditë të prangosur për të shpëtuar marrëdhënien e tyre – dhe, në fund, u ndanë! Eksperimenti i çuditshëm i çiftit nga Ukraina dështoi keq.

Pas 123 ditësh në pranga për të shpëtuar lidhjen e tyre të gjatë nga ndarja, ukrainasit Alexander Kundlai dhe Victoria Pushovitova u ndanë.

Ata deklaruan prishjen e lidhjes së tyre në një transmetim televiziv të drejtpërdrejtë duke thënë se eksperimenti i tyre nxori në pah disa të vërteta të vështira që nuk kapërdihet dot.

Çifti që jetojn në Kharkiv, vendosën të prangoseshin ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt 2021, në një përpjekje për të mposhtur shanset e ndarjes që asnjëri nuk donte të ndodhte.

Gjatë gjithë eksperimentit, i cili u zhvillua para syve të fansave të tyre të panumërt në rrjetet sociale, ata bënë gjithçka së bashku.





Madje e përdorën tualetin njëri pas tjetrit, ndërsa të njëjtën gjë e bënë dhe në dush.

Pustovitova, ideja e së cilës ishte të eksperimentonte me prangat, qau ndërsa fliste për ndarjen e tyre përfundimtare.

“Mendoj se do të jetë një mësim i mirë për ne, por edhe për çiftet e tjera ukrainase dhe çiftet nga vendet e tjera të botës, që të mos bëjnë diçka të ngjashme,” i tha ajo Reutersit nga Kievi.

Pustovitova vuri në dukje se ajo që i mungonte më shumë ishte hapësira personale. Ndërsa shtoi se kur ishte e lidhur me zinxhir me partnerin e saj, nuk ndjente se ai po i kushtonte vëmendjen e duhur.

“Ne ishim bashkë gjithë ditën. Aleksandri nuk më kushtoi vëmendje, sepse ne ishim bashkë gjithë kohën. Ai nuk më tha që më kishte marrë malli dhe pse do të më pëlqente ta dëgjoja”, tha estetistja 29-vjeçare.

“Ne nuk jemi në të njëjtën gjatësi vale, jemi krejtësisht të ndryshëm”, tha shitësi i makinave të përdorura, 33-vjeçari Aleksandër.

Prangat e tyre u bënë të famshme dhe ata vendosën ti shesin në ankand duke premtuar se do të dhurojnë një pjesë të të ardhurave për bamirësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here