Home Uncategorized Kimete Berisha: Me Memlin PDK do të çohet në këmbë

Kimete Berisha: Me Memlin PDK do të çohet në këmbë

109
0





Postimi i plotë:

Sot do t’i këqyrim vetëm anët e mira të PDK-së
1. Është parti e luftëtarëve, e heronjve, e dëshmorëve, e të burgosurve politikë, parti e të përvuajturve dhe e djemve dhe vajzave krenare.
2. Janë e vetmja parti që gjatë qeverisjes së tyre i kanë rritur pagat.

Hashim Thaçi është i vetmi Kryeministër që ua ka rritur rrogat shqiptarëve.
3. Nën qeverisjen e tyre kanë përfunduar ditët pa rrymë dhe reduktimet kriminale të KEK-ut.
Hashim

Thaçi i ka dhënë fund reduktimeve 8 me 2.





4. Të gjitha rrugët në qytete dhe në fshatra janë ndërtuar nga qeverisja e PDK-së.
5. Nën qeverisjen e tyre Kosova ka qenë plotësisht properendimore.

PDK nuk ka koketuar me ekstremistë dhe me radikalë të asnjë lloji.
6. PDK asnjëherë nuk ka shitur mend.

Dhe nuk është armiqësuar me ndërkombëtarët.
7. Nuk është frikësuar nga gazetarët dhe në asnjë rast nuk e ka penguar fjalën e lirë.
8. Shumica absolute e njohjeve të shtetit të Kosovës kanë ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së.

9. Si pasardhëse e UÇK-së, PDK-ja nuk e ka penguar asnjë shqiptar që të shkruaj libra kundër UÇK-së.
10. Pas Behxhet Brajshorit, Memli Krasniqi ishte ministri më i mirë i Kulturës: i matur, fjalëpak, serioz, johakmarrës dhe mirëkuptues.
P.S. PDK do të çohet në këmbë, nëse vërtetë do që të çohet në këmbë.

Nëse LVV i rrëzoi me premtime e me rrena, e vërteta do t’i shpëtojë më shpejt sesa që ata janë të gatshëm të shpëtojnë.
Unë i uroj shumë suksese Memli Krasniqit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here